Man United e do De Jong si pasuesi i Pogba

Manchester United është i interesuar për të transferuar mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong, si zëvendësuesi i Paul Pogba.

Sport

24/11/2021 09:19

“Djajtë e Kuq” ende nuk kanë arritur marrëveshje me Pogban, të cilit i skadon kontrata në verë, që nënkupton se ‘rrezikojnë’ që francezi të largohet falas në verë, transmeton lajmi.net.

De Jong, ndërkohë, ka qenë i lidhur me largimin në “Camp Nou”, me katalunasit që i kanë vendosur çmim prej 75 milionë funte, gjë që ka alarmuar disa klube të Premierligës.

Sipas Daily Mail, Man United është gati të rivalizojë Man Cityn dhe Liverpoolin në garë për 24-vjeçarin, që do jetë në merkato qysh në afatin kalimtar të janarit.

Raportohet se City ka bërë ofertë prej 90 milionë euro për De Jong, derisa Liverpool ka interesim për mesfushorin, shkaku që vazhdojnë të kërkojnë pasuesin e Georginio Wijnaldum.

De Jong që ka kontratë deri në “Camp Nou” deri në vitin 2026, ka zhvilluar 107 paraqitje në të gjitha garat që prej transferimit në korrikun e 2019, duke shënuar nëntë gola dhe dhuruar 14 asistime./Lajmi.net/