Man United, Barcelona, Real Madrid e Juventus: Katër pistat e mundshme për Rudiger

Antonio Rudiger vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Chelsea.

Sport

14/04/2022 13:44

Kriza e skuadrës së Chelsea pas problemeve të Roman Abramovich vazhdon të jetë pa zgjidhje. Në gjithë këtë mes, Antonio Rudiger mund të jetë humbja më e madhe e Chelsea.

Lojtari është në muajt e fundit të kontratës së tij dhe interesimi për të është i jashtëzakonshëm.

‘Goal’ numëron katër skuadra që duan shërbimet e qendërmbrojtësit gjerman, përcjell lajmi.net.

Real Madrid, Manchester United, Barcelona dhe Juventus janë skuadrat që kanë treguar interesim për lojtarin.

Chelsea s’mund të futet në negociata për rinovim kontratash apo transferime të lojtarëve, pa u sqaruar situata me Abramovich dhe shitjen e klubit.

Barca, Juve, United e Real janë gati të shfrytëzojnë situatën dhe t’i japin Rudigerit një kontratë të favorshme. /Lajmi.net/