Man City vazhdon bombardimet

Pas gjashtë golave që ia realizoi West Ham Unitedit në duelin e parë gjysmëfinal në League Cup, Manchester City i tregua i pamëshirshëm edhe ndaj Blackburn Rovers duke i mposhtur me rezultat 5:0 në duelin e përsëritur të rrethit të tretë në FA Cup. Njësoj sikurse në duelet e kaluara, skuadra e menaxherit Manuel Pellegrini…

Sport

15/01/2014 22:06

Pas gjashtë golave që ia realizoi West Ham Unitedit në duelin e parë gjysmëfinal në League Cup, Manchester City i tregua i pamëshirshëm edhe ndaj Blackburn Rovers duke i mposhtur me rezultat 5:0 në duelin e përsëritur të rrethit të tretë në FA Cup.

Njësoj sikurse në duelet e kaluara, skuadra e menaxherit Manuel Pellegrini fitoi falë formës së jashtëzakonshme të sulmuesve.

Spanjolli Alvaro Negredo realizoi dy herë në fund të pjesës së parë dhe në fillim të dytës. Kurse, boshnjaku Edin Dzeko shënoi për 3:0 në minutën e 67’të.

Më pas, në skenë doli argjentinasi i rikthyer nga lëndimi Sergio Aguero që thelloi avantazhin e vendasve, para se Dzeko të shtojë golin e tij të dytë të takimit dhe të pestin për Cityn, dhjetë minuta para fundit.