Man City u korit me Demichelisin

Barcelona i dha leksion Manchester Cityt në Etihad duke e mposhtur 2:0 në ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve. Kurse, për të shtuar turpërimin e skuadrës londineze u përkujdes llogaria zyrtare e klubit në Twitter. Pas paraqitjes mbresëlënëse në pjesën e parë të takimit, City e lavdëroi mbrojtësin Martin Demichelis duke…

Sport

19/02/2014 09:03

Barcelona i dha leksion Manchester Cityt në Etihad duke e mposhtur 2:0 në ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Kurse, për të shtuar turpërimin e skuadrës londineze u përkujdes llogaria zyrtare e klubit në Twitter.

Pas paraqitjes mbresëlënëse në pjesën e parë të takimit, City e lavdëroi mbrojtësin Martin Demichelis duke shkruar: “Demichelis ka qenë një guri në qendër të mbrojtjes së Cityt. Argjentinasi është duke i rezistuar gjithçkaje që po hidhet nga Barcelona”.

Mirëpo, pak minuta më vonë Demichelis ndërhyri si futbollist i fundit ndaj sulmuesit Lionel Messit duke u ndëshkuar me karton të kuq dhe shkaktoi penallti. Menjëherë pas kësaj, City e fshiu postimin e mëhershëm. Nuk mjaftoi kjo.

Gerard Pique shënoi një gol të “rregullt” që u anulua për pozitë jashtë loje.

Kurse, Manchester City e përshkroi vendimin si të drejtë pasi Cesc Fabregas ishte qartë në pozitë jashtë lojë. Nuk besoj se pajtoheni me këtë?