Man City tremb Watfordin

Manchester City pret Watfordin në kuadër të rrethit të katërt në FA Cup këtë fundjavë, dhe statistikat e fundit sugjerojnë se mund të presim një tjetër festival golash nga skuadra e menaxherit Manuel Pellegrini. City ka kaluar shifrën e 100 golave në të gjitha garat deri më tani gjatë këtij sezoni, ku sulmuesit Alvaro Negredo,…

Sport

24/01/2014 15:40

Manchester City pret Watfordin në kuadër të rrethit të katërt në FA Cup këtë fundjavë, dhe statistikat e fundit sugjerojnë se mund të presim një tjetër festival golash nga skuadra e menaxherit Manuel Pellegrini.

City ka kaluar shifrën e 100 golave në të gjitha garat deri më tani gjatë këtij sezoni, ku sulmuesit Alvaro Negredo, Sergio Aguero dhe Edin Dzeko kanë shfaqur formë të shkëlqyeshme.

Andaj, skuadra nga Championship që do të vizitojë Etihadin të shtunën duhet të jetë e përgatitur mirë për atë që e pret në ballafaqim me fuqinë sulmuese të Manchester Cityt, që e ka shndërruar në ekipin në një prej favoritëve për titull të kampionit në Premierligë.

Shikoni këto statistika të mahnitshme të sulmit të Cityt: