Man City transferon Otamendin

Nicolas Otamendi i është bashkuar Manchester Cityt nga Valencia në transferim me vlerë prej 45 milionë euro.

Merkato

19/08/2015 10:15

Qendërmbrojtësi Nicolas Otamendi është futbollist i ri i Manchester Cityt.

Sipas mediave britanike, futbollisti argjentinas do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me “Citizens”.

Valencia do të përfitojë 45 milionë euro nga shitja e tij.

Por, klubi nga Mestalla tani duhet të gjejë një partner të ri për Shkodran Mustafin në qendër të mbrojtjes.

Ezequiel Garay është një opsion, por nuk është e lehtë që Zenit St Petersburg të bindet për shitjen e tij.