Man City ‘thyen bankën’ ofron 100 milionë euro për super mbrojtësin

Skuadra e Manchester City duket se nuk do të ndal shpenzimet as në afatin kalimtar të verës.

Sport

23/03/2019 23:55

Pep Guardiola është i vendosur që të përforcojë akoma fazën defensive, dhe tashmë duket se është mësuar emri i pëlqyer nga ai.

Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, Manchester City po përgatitin një ofertë 100 milionëshe për Milan Skriniar, transmeton lajmi.net.

Skriniar është kërkuar edhe nga rivalët lokal të ‘citizens’, Manchester United, por oferta e tyre ishte refuzuar.

Manchester City do të bëjnë një ofertë të re, por ata do të hasin në konkurrencë me Real Madrid, të cilët duket se do të shkëpusin rrugët me Varane. /Lajmi.net/