Man City shfaq interesim për Mikel Oyarzabal

Klubi anglez po kërkon përforcime në repartin e sulmit.

Sport

24/09/2021 15:03

Pep Guardiola nuk është i kënaqur me opsionet që ka në sulm dhe ka kërkuar disa përforcime për vitin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘Fichajes’, Manchester City e ka në listën e të preferuarve futbollistin e Real Sociedad, Mikel Oyarzabal.

Oyaazabal ka shkëlyqer edicionet e fundit në Spanjë, duke bërë që shumë klube evropiane të interesohet për shërbimet e tij.

Përveç Man City, atë e duan në ekip edhe Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund.

24-vjeçari, këtë edicion ka realizuar katër gola e një asistim në shtatë ndeshje të luatur në të gjitha garat. /Lajmi.net/