Man City prezanton fanellën e tretë

Skuadra angleze ka prezentuar edhe fanellat e treta.

Sport

18/08/2021 19:20

Man City ka publikuar gjatë ditës fanellën e tretë të tyre për sezonin 2021/22, shkruan lajmi.net.

Në prezantimin e fanellës ishin futbollist si Raheem Sterling, Jack Grealish dhe Phil Foden.

Fanella duket e thjesht por me pamje të bukur, në të gjendet llogo e klubit e stampuar shumë herë si dhe emri i ekipit dhe sponzori.

Në ndërkohë ‘Citizens’ nuk e kanë nisur mirë edicionin e ri pasi pësuan humbje nga Tottenhami në xhiron hapëse me rezultat 1-0.

Megjithatë ekipi i Pep Guardiolas është optimist që me futbollistët që ka në organikë do të jenë në gjendje të luftojnë për të gjitha trofetë këtë edicion. /Lajmi.net/