Man City nuk lejon befasi në ‘Etihad’, përmbys Tottenhamin
Ka përfunduar derbi në mes Man City dhe Tottenham. City mposhti me përmbysje fenomenale 4:2 Tottenham, shkruan lajmi.net. Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Dejan Kulsevski, i cili kaloi Tottenhamin në epërsi prej 1:0 në minutën e 44’, kurse Emerson Royal shënoi në minutën e 45+2’ për 2:0. Pjesa e parë u mbyll me rezultat…
Sport
Ka përfunduar derbi në mes Man City dhe Tottenham.
City mposhti me përmbysje fenomenale 4:2 Tottenham, shkruan lajmi.net.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Dejan Kulsevski, i cili kaloi Tottenhamin në epërsi prej 1:0 në minutën e 44’, kurse Emerson Royal shënoi në minutën e 45+2’ për 2:0.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2:0 në favor të Tottenhamit.
Pjesa e dytë nisi furishëm për ‘Citizens’, pasi shënuan dy herë brenda pak minutash.
Fillimisht ishte Julian Alvarez që në minutën e 51’ pas një tollovie në zonë ngushtoi rezultatin në 1:2.
Kurse dy minuta më vonë ishte Erling Haaland që me kokë shënoi dhe çoi shifrat në 2:2.
Rast të mirë shënimi kishte edhe Riyad Mahrez, por goditi jashtë kornizës së portës.
Në anën tjetër Tottenham krijuan një super-mundësi me Ivan Perisic, por lojtari nuk arriti të realizoi.
Kurse, Man City arritën të rikthejnë rezultatin në favor të tyre.
Në minutën e 64’ Mahrez realizoi një supergol, për rezultatin 3:2 në favor të ‘Citizens’.
Algjeriani shënoi edhe njëherë në këtë takim, duke vulosur gjithçka rreth fituesit.
Me këtë fitore Man City kanë 42 pikë në vendin e dytë.
Kurse Tottenham ndodhen në pozitën e pestë me 33 sosh./Lajmi.net/