Man City në krizë portierësh, pritet të startoj portieri veteran i tyre në fundjavë

Scott Carson: Portieri i harruar që do të 'shpëtojë' Guardiolan dhe Manchester Cityn.

Sport

09/09/2021 17:58

Shumëkush mund të mos ta ketë ditur që Scott Carson është një lojtar i Manchester City, por 36-vjeçari do të thirret për të mbrojtur të shtunën pasi klubi përballet me një krizë portierësh.

Si ndëshkim nga FIFA dhe Federata Braziliane e Futbollit për refuzimin e lirimit të Ederson nga detyra ndërkombëtare, Manchester City do të jetë pa portierin e tyre numër një për udhëtimin në Leicester këtë fundjavë. Të njëjtat rregulla gjithashtu vlejnë edhe për Gabriel Jezus i cili do të mungojë në këtë sfidë.

Zakonisht, ky do të ishte një shans për portierin rezervë që të luajë nëse zgjedhja e parë nuk është i disponueshëm, megjithatë, zgjedhja e dytë e City-t, Zack Steffen, ka rezultuar pozitiv për COVID-19 pasi ishte larguar me ekipin kombëtar amerikan.

Pra, me opsionet një dhe dy të padisponueshme, është Plani C për Guardiola që do të zgjedhë veteranin, Scott Carson për të luajtur vetëm ndeshjen e tij të dytë ndonjëherë për klubin.

Ish-reprezentuesi anglez tani është në sezonin e tij të tretë me “Qytetarët”, por vendi i tij në skuadër është përcaktuar qartë si portieri i zgjedhjes së tretë. Sezonin e kaluar ai luajti një ndeshje të Premier Ligës, kur “Citizens” veçse ishin shpallur kampion matematikisht.

Duke qenë në klub për gati dy vjet, ishte në maj të këtij viti që Carson bëri debutimin e tij në Man City në një fitore 4-3 nga Newcastle, duke luajtur një ndeshje të Premier Ligës pas gati një dekade.

Guardiola ka vlerësuar ndikimin e Carson jashtë fushës dhe përvojën e tij në dhomën e zhveshjes, por tani, ai ka nevojë që ai të performojë në të kur ka vërtet rëndësi të madhe për t’i marrë tre pikët.

Man City luan ndaj Leicesterit të shtunën duke filluar nga ora 16:00 në King Power Stadium. /Lajmi.net