Man City mëson datën e vendimit të CAS për fatin e tyre në Evropë

Manchester City do ta mësojnë fatin e tyre nëse do të jetë në ligat evropiane sezonin e ri në fillim të korrikut.

Sport

10/06/2020 18:27

Kampionët në fuqi të Premierligës janë dënuar nga UEFA me dy vite mos pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve duke filluar nga sezoni 2020/2021, shkaku i mos respektimit të kufizimeve financiare.

Manchester City kishte vendosur që çështjen ta dërgojë në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport, ku çështja është zhvilluar këtë javë, përcjell lajmi.net.

E gjithë procedura është zhvilluar përmes video-konferencës, ka njoftuar gjykata.

Tutje në njoftim thuhet se vendimi pritet të merret në gjysmën e parë të korrikut.

Një panel prej tre personash tani duhet të diskutojë mbi çështjen e Cityt, për të përgatitur vendimin gjatë javëve të ardhshme./Lajmi.net/