Man City merr kreun

Manchester City realizoi fitoren e dhjetë nga po aq ndeshje si nikoqir në kuadër të Premierligës, duke mposhtur Crystal Palacen me rezultat minimal 1:0, në kuadër të xhiros së 19’të. Skuadra e menaxherit Manuel Pellegrini vazhdoi bilancin perfekt në shtëpi, edhe pse me shumë më shumë vështirësi se që pritej. Golin e fitores e realizoi…

Sport

28/12/2013 16:57

Manchester City realizoi fitoren e dhjetë nga po aq ndeshje si nikoqir në kuadër të Premierligës, duke mposhtur Crystal Palacen me rezultat minimal 1:0, në kuadër të xhiros së 19’të.

Skuadra e menaxherit Manuel Pellegrini vazhdoi bilancin perfekt në shtëpi, edhe pse me shumë më shumë vështirësi se që pritej. Golin e fitores e realizoi sulmuesi Edin Dzeko në minutën e 66’të.

Me këtë fitore, City u ngjit në krye të tabelës me 41 pikë, dy më tepër se Arsenal që të dielën është mysafir i Newcastles.

Fitore me rezultat minimal 1:0 realizoi edhe skuadra tjetër nga Manchester, United që festoi në udhëtim te Norwich City. Golin e fitores e shënoi sulmuesi Danny Welbeck në minutën e 57’të.

Welbech duke shënuar golin

Kurse, Adnan Januzaj u inkuadrua në lojë në minutën e 69’të në vend të Shinji Kagawas. Me këtë fitore, United ngjitet në pozitën e gjashtë me 34 pikë.