Man City mbi Chelsean
Manchester City u ngjit në krye të Premierligës pas fitores ndaj Neëcastle Unitedit me rezultat 2:0 në St James Park. Edin Dzeko realizoi për epërsinë e mysafirëve pas vetëm tetë minutash lojë, mirëpo vendasit e festuan golin e barazimit nga Cheick Tiote para se ai të anulohej për shkak të pozitës jashtë loje, vendim pa…

Sport
Manchester City u ngjit në krye të Premierligës pas fitores ndaj Neëcastle Unitedit me rezultat 2:0 në St James Park.
Edin Dzeko realizoi për epërsinë e mysafirëve pas vetëm tetë minutash lojë, mirëpo vendasit e festuan golin e barazimit nga Cheick Tiote para se ai të anulohej për shkak të pozitës jashtë loje, vendim pa dyshim se diskutabil.
Goditja nga distanca nga Tiote përfundoi në rrjetë mirëpo gjyqtari e anuloi atë duke konsideruar se Yoan Gouffran e pengoi portierin në rrugëtimin e topit drejt portës.
Në fund, sulmuesi spanjoll Alvaro Negredo realizoi për golin e sigurisë dhe fitores së Cityt me çka u ngjitën në krye të tabelës, mbi Chelsean, me 47 pikë.
Arsenali mund ta rikthejë kreun në rast të fitores në udhëtim te Aston Villa të hënën mbrëma.