Man City i pamëshirshëm, e turpëron kundërshtarin

Manchester City ka kaluar në rrethin tjetër të FA Cup.

Sport

06/01/2019 16:49

Manchester City e ka demoluar Rotherhamin, duke e mposhtur me rezultat, 7:0.

Golat për ‘Qytetarët’ i shënuan, Raheem Sterling në minutën e 12’, Phil Foden (43’), ndërsa Ajayi (45’+1) shënoi autogol në portën e tij, raporton lajmi.net.

Gabriel Jesus shënoi golin e katërt në të 52’-në minutë, Riyad Mahrez (73’), Nicolas Otamendi (78’) dhe Leroy Sane për 7 me 0.

Manchester City kaloi në rrethin tjetër në FA Cup, ku edhe rrethi tjetër pritet të ketë një short të lehtë për ta. /Lajmi.net/