Man City i ‘hakmerret’ Tottenhamit, e fiton derbin dhe rrëmben pozitën e parë

Manchester City i është ‘hakmarrë’ Tottenam Hotspur për eliminimin nga Liga e Kamionëve në mesjavë.

Sport

20/04/2019 15:23

Skuadra e Pep Guardiolas, ka arritur ta fitojë 1:0 derbin e xhiros së 35-të në Premierligë, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në mesditë në ‘Etihad Stadium’.

U mendua se edhe në këtë përballje do të ketë shumë gola sikurse ndodhi të mërkurën në Ligën e Kampionëve, kur i riu Philip Foden shënoi me kokë për epërsinë 1:0 të Manchester Cityt në minutën e pestë të ndeshjes.

Goli i Foden doli të jetë vendimtar në këtë ndeshje, duke ia sjellë tre pikët skuadrës nga ‘Etihad Stadium’.

https://twitter.com/KXkp8/status/1119567420497121280

Me këtë fitore, Manchester City rrëmben pozitën e parë me 84 pikë, një më shumë se Liverpool.

Në anën tjetër, Tottenham Hotspur i duhet të vazhdojë luftën për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, ku po zhvillon një garë e madhe me Arsenal, Chelsea dhe Manchester United./Lajmi.net/