Man City i futet garës me Juventus, synimi Joao Felix

Manchester City është skuadra e fundit që i është futur garës për yllin e Benfica, Joao Felix.

Sport

20/04/2019 17:35

Skuadra nga ‘Etihad Stadium’ duket se është e gatshme që të paguaj klauzolën e lojtarit prej 120 milionë eurove, raporton ‘Goal’, transmeton lajmi.net.

City po planifikon që të ‘rinovojë’ forcat në fazën ofensive, dhe kanë vëzhguar edhe yllin e Frankfurt, Luka Jovic.

Megjithatë, synimi kryesorë duket të jetë Luka Jovic, i cili vëzhgohet me kujdes edhe nga skuadra e Juventus.

19 vjeçari i cili mund të luaj edhe në krahë, por edhe në qendër, ka shënuar 16 gola në 38 ndeshje këtë edicion me skuadrën e Benficas.

‘Goal’ mëson se Begiristain së fundmi ka takuar agjentin e lojtarit, Jorge Mendes, për të filluar negociatat për transferimin e lojtarit në ‘Etihad’.

Manchester City po përgatitet për disa largime në fund të këtij edicioni, me Eliaquim Mangala dhe Nicolas Otamendi që janë shprehur të gatshëm të largohen.

Gjithashtu, pakënaqësi duket se ka edhe nga Ilkay Gundogan i cili ka refuzuar të nënshkruaj kontratën, por edhe anësori Leroy Sane nuk është i kënaqur.

Me të ardhurat e tyre, Manchester City do të mund të bënte një merkato mjaftë të mirë, dhe pse jo të siguronte edhe nënshkrimin e Joao Felix. /Lajmi.net/