Man City gabon, Chelsea jo

Fernando Torres realizoi në minutën e fundit të kohës së rregullt për fitoren e Chelseas ndaj Manchester Cityt 2-1 në Stamford Bridge, kryendeshje e xhiros së nëntë në Premierligë. Skuadra e Jose Mourinhos triumfoi në duelin e nxehtë dhe mjaft interesant ku të dyja ekipet patën shumë mundësi për të realizuar. Andre Schurrle e kaloi…

Sport

27/10/2013 19:00

Fernando Torres realizoi në minutën e fundit të kohës së rregullt për fitoren e Chelseas ndaj Manchester Cityt 2-1 në Stamford Bridge, kryendeshje e xhiros së nëntë në Premierligë.

Skuadra e Jose Mourinhos triumfoi në duelin e nxehtë dhe mjaft interesant ku të dyja ekipet patën shumë mundësi për të realizuar. Andre Schurrle e kaloi Chelsean në epërsi në minutën e 33-të kur nga afërsia e dërgoi topin në rrjetë pas asistimit nga Torres.

Mirëpo, mysafirët u kundërpërgjigjën pas fillimit të pjesës së dytë kur Sergio Aguero shënoi për 1-1.

Në vazhdim, si Chelsea ashtu edhe City patën mundësi të realizojnë sërish, por nuk e bënë asnjëra deri në minutën e fundit të kohës së rregullt kur një dalje e gabuar nga porta e portierit Joe Hart bëri që Torres ta ketë të lehtë të realizojë, për fitoren e madhe të Chelseas.

Në ndeshjen tjetër, Tottenham fitoi ndaj Hull Cityt 1-0 falë golit nga penalltia nga sulmuesi Roberto Soldado.