Man City fiton me 10 futbollistë

Manchester City tregoi fuqinë e vërtetë duke fituar në udhëtim te Hull City me rezultat 2:0, edhe pse zhvilluan pjesën më të gjatë të ballafaqimit me një futbollist më pak. Dueli nisi keq për ekipin e menaxherit Manuel Pellegrini, pasi vetëm dhjetë minuta pas fillimit të takimit, kapiteni Vincent Kompany u përjashtua për shkak të…

Sport

15/03/2014 14:40

Manchester City tregoi fuqinë e vërtetë duke fituar në udhëtim te Hull City me rezultat 2:0, edhe pse zhvilluan pjesën më të gjatë të ballafaqimit me një futbollist më pak.

Dueli nisi keq për ekipin e menaxherit Manuel Pellegrini, pasi vetëm dhjetë minuta pas fillimit të takimit, kapiteni Vincent Kompany u përjashtua për shkak të një ndërhyrjeje si futbollist i fundit.

Mirëpo, edhe me disavantazh numerik në fushë, City kaloi në epërsi me golin e mesfushorit David Silva në minutën e 14’të.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1:0, kurse edhe ajo e dyta nuk solli gola deri fare në fund kur sulmuesi Edin Dzeko shënoi golin e dytë për Cityn, duke ia siguruar fitoren skuadrës së tij.

City i afrohet Chelseas në katër pikë, edhe pse Blues do të kenë rastin që të ruajnë avantazhin prej shtatë pikësh nëse mposhtin Aston Villan.

Por, nuk duhet harruar se City i ka tri ndeshje më pak të zhvilluara.