Man City fillon bisedimet me sulmuesin e Bundesligës

Manchester City i ka nisur negociatat për transferimin e Pierre Emerick Aubameyangut.

Sport

07/06/2016 22:16

Pierre Emerick Aubameyang mund të jetë ylli i radhës që do të largohet nga Borussia Dortmund.

Mediet në Angli raportojnë se Manchester City është në bisedime të avancuara me nënkampionin e Gjermanisë, për transferimin e sulmuesit nga Gaboni.

Aubameyang ishte golashënuesi i dytë në Bundesligë në edicionin e fundit me 25 gola të shënuar.

Shuma të cilën Dortmundi e kërkon për të është 75 milionë euro.

Kujtojmë që “Citizens” para pak ditësh u përforcuan edhe me Ilkay Gundoganin pikërisht nga Dortrmund.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.