Man City e PSG dënohen nga UEFA

UEFA ka ngritur dënimin ndaj Manchester Cityt dhe Paris Saint-Germain për shkeljen e rregullave të Fair-Playt Financiar.

Sport

11/09/2015 20:02

Manchester City e Paris Saint-Germain janë dënuar nga UEFA për shkeljen e rregullave të Fair-Playt Financiar.

Vendimi ishte pezulluar për një afat kohor, por tani është konfirmuar nga Komiteti i Organizatës.

Të dyja klubet nga Liga e Kampionëve do të kenë numër të kufizuar të futbollistëve për garat evropiane dhe duhet të paguajnë gjoba të majme.