Man City e nis mbarë
Manchester City e nisi mbarë vitin 2014. Skuadra e menaxherit Manuel Pellegrini fitoi në udhëtim te Swansea me rezultat 3:2 dhe u ngjit në krye të Premierligës, në pritje të epilogut të takimit mes Arsenalit dhe Cardiffit. Fernandinho e kaloi Cityn në epërsi pas 14 minutash lojë, por vendasit u kundërpërgjigjën duke barazuar rezultatin në…

Sport
Manchester City e nisi mbarë vitin 2014. Skuadra e menaxherit Manuel Pellegrini fitoi në udhëtim te Swansea me rezultat 3:2 dhe u ngjit në krye të Premierligës, në pritje të epilogut të takimit mes Arsenalit dhe Cardiffit.
Fernandinho e kaloi Cityn në epërsi pas 14 minutash lojë, por vendasit u kundërpërgjigjën duke barazuar rezultatin në përfundim të pjesës së parë me golin nga Wilfried Bony.
Por, Yaya Toure e riktheu avantazhin e mysafirëve në minutën e 58’të para se mbrojtësi i majtë Aleksandar Kolarov të shënojë për 1:3 në minutën e 66’të.
Krejt çka arritën të bëjnë vendasit në vazhdim ishte ngushtimi i disavantazhit me golin tjetër nga Bony në minutat e fundit të takimit.
Me këtë fitore, City ngjitet në krye të Premierligës me 44 pikë.