Man City e Monaco takohen për Falcaon

Sipas të përditshmes spanjolle Cuatro, drejtues të Manchester Cityt janë takuar me homologët e tyre nga Monaco për të diskutuar rreth mundësisë së transferimit të sulmuesit Radamel Falcao në Etihad, gjatë afatit kalimtar të verës. Reprezentuesi kolumbian është aktualisht i lënduar dhe në dyshim për t’u rikuperuar me kohë për fillimin e Kampionatit botëror në…

Sport

04/04/2014 07:47

Sipas të përditshmes spanjolle Cuatro, drejtues të Manchester Cityt janë takuar me homologët e tyre nga Monaco për të diskutuar rreth mundësisë së transferimit të sulmuesit Radamel Falcao në Etihad, gjatë afatit kalimtar të verës.

Reprezentuesi kolumbian është aktualisht i lënduar dhe në dyshim për t’u rikuperuar me kohë për fillimin e Kampionatit botëror në Brazil.

Mirëpo, kualitetet e tij dhe aftësia e golashënuesit ka zgjuar interesim të madh për shërbimet e tij edhe pse ai është duke kaluar stinorin e parë në Monaco, pas transferimit në klubin e promovuar në Ligue 1 nga Atletico Madrid, në verën e vitit të kaluar.

Përveç Manchester Cityt, Falcao tashmë një kohë të gjatë përmendet edhe si objektiv i Chelseas dhe Jose Mourinho e përcjelli në një miqësore të Kolumbisë.