Man City dhe Utd në aksion

Derisa ligat tjera evropiane pushojnë, Premierliga nuk ndalet dhe zhvillon ndeshjet e xhiros së 19’të. Dita e sotme sjell dy kryendeshje, që nuk janë derbi, por përfshijnë dy skuadra që janë pretendent për titull. Kampioni në fuqi, Manchester United me yllin kosovar Adnan Januzaj është mysafir i Norwich Cityt, kurse Manchester City pret Crystal Palacen.…

Sport

28/12/2013 12:10

Derisa ligat tjera evropiane pushojnë, Premierliga nuk ndalet dhe zhvillon ndeshjet e xhiros së 19’të.

Dita e sotme sjell dy kryendeshje, që nuk janë derbi, por përfshijnë dy skuadra që janë pretendent për titull.

Kampioni në fuqi, Manchester United me yllin kosovar Adnan Januzaj është mysafir i Norwich Cityt, kurse Manchester City pret Crystal Palacen. Këto është parashikimet tona:

16:00 Man City – Crystal Palace

Manchester City ka fituar nëntë dhe barazuar vetëm një nga 10 ndeshjet e fundit në të gjitha garat në shtëpi, kurse ka bilanc perfekt prej nëntë fitoresh në nëntë takime në Etihad, në kuadër të Premierligës.

Dhe, Crystal Palace vështirë se do të jetë skuadra që do t’ua prish bilancin pozitiv. Liverpool luajti mjaft mirë të enjten dhe prapë pësoi humbje.

Parashikimi: Fitore e Man Cityt

16:00 Norwich – Man Utd

Menaxheri i Norwichit, Chris Hughton është kthyer nën presion pas humbjes nga Fulham. Vendasit e mposhtën Manchester Unitedin në Carrow Road edicionin e kaluar por vështirë se mund ta bëjnë sërish sot.

Goli i Januzajt kundër West Hamit

United ka rikthyer fuqinë sulmuese, dhe është në seri prej gjashtë fitoreve të njëpasnjëshme në të gjitha garat, edhe pse problemi kryesor i ekipit është mbrojtja ku janë duke pranuar shumë gola.

Parashikimi: Fitore e Man Utd’it