Man City dhe Liverpool i përgjigjen Chelseas

Liverpool dhe Manchester City iu kundërpërgjigjën fitores së thellë të Chelseas ndaj Arsenalit me rezultat 6:0, duke shënuar fitore bindëse ndaj Cardiffit përkahtësisht Fulhamit. Reds triumfuan me rezultat 6:3, kurse Citizens shkelën Fulhamin 5:0. Jordon Mutch e kaloi Cardiffin në epërsi por Luis Suarez u përgjigj për Liverpoolin. Frazier Campbell riktheu vendasit në avantazh por…

Sport

22/03/2014 17:04

Liverpool dhe Manchester City iu kundërpërgjigjën fitores së thellë të Chelseas ndaj Arsenalit me rezultat 6:0, duke shënuar fitore bindëse ndaj Cardiffit përkahtësisht Fulhamit.

Reds triumfuan me rezultat 6:3, kurse Citizens shkelën Fulhamin 5:0. Jordon Mutch e kaloi Cardiffin në epërsi por Luis Suarez u përgjigj për Liverpoolin.

Frazier Campbell riktheu vendasit në avantazh por Martin Skrtel u përkujdes që skuadrat të shkojnë në pushim me rezultat të barabartë 2:2. Skrtel shënoi sërish pas intervalit duke kaluar Liverpoolin në epërsi, kurse Suarez e thelloi avantazhin me golin e tij të dytë pas një ore lojë.

Daniel Sturridge realizoi 15 minuta para fundit, kurse Mutch shënoi sërish për vendasit para se Suarez të kompletojë het-trikun e tij në fitoren e thellë të Liverpoolit.

Kurse, Manchester City falë het-trikut nga Yaya Toure dhe dy golave të tjerë nga Fernandinho dhe Demichelis e demonoi Fulhamin,

Rezultatet

Cardiff – Liverpool 3:6

Everton – Swansea 3:2

Hull – WBA 2:0

Man City – Fulham 5:0

Newcastle – C.Palace 1:0

Norwich – Sunderland 2:0