Man City dhe Chelsea përfundojnë si liderë në grupet e tyre
Manchester City dhe Chelsea e kanë përfunduar fazën e grupeve të Champions League në vendin e parë. Chelsea e fitoi ndeshjen e fundit të kësaj faze ndaj Dinamo Zagrebit, teksa Manchester City triumfoi 3-1 Sevillas. Në ndeshjen e luajtur në “Stamford Bridge” golat u shënuan nga Sterling dhe Zakaria (për vendasit), teksa golin e nderit…
Sport
Manchester City dhe Chelsea e kanë përfunduar fazën e grupeve të Champions League në vendin e parë.
Chelsea e fitoi ndeshjen e fundit të kësaj faze ndaj Dinamo Zagrebit, teksa Manchester City triumfoi 3-1 Sevillas.
Në ndeshjen e luajtur në “Stamford Bridge” golat u shënuan nga Sterling dhe Zakaria (për vendasit), teksa golin e nderit për kroatët e shënoi Petkovic.
Përballja e “Etihad Stadiumit” dha gjithsej katër gola. Lewis, Alvarez dhe Mahrez shënuan për “Qytetarët”, kurse për spanjollët shënoi Rafa Mir.
Chelsea dhe Milani kualifikohen tutje nga grupi E, City dhe Dortmund nga grupi G. /Lajmi.net/