Man City – Barcelona, dueli i golave

Manchester City dhe Barcelona takohen sonte në kuadër të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve në Etihad, në atë që mund të përshkruhet si ballafaqim i ‘makinerive’ të golave. Në 40 ndeshje, City ka realizuar 117 gola, gjashtë më shumë se 111 sa kanë realizuar katalanët pas numrit identik të takimeve. Golashënuesi më i mirë…

Sport

18/02/2014 09:20

Manchester City dhe Barcelona takohen sonte në kuadër të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve në Etihad, në atë që mund të përshkruhet si ballafaqim i ‘makinerive’ të golave.

Në 40 ndeshje, City ka realizuar 117 gola, gjashtë më shumë se 111 sa kanë realizuar katalanët pas numrit identik të takimeve. Golashënuesi më i mirë i Cityt është Sergio Aguero me 26 gola, i përcjell nga Alvaro Negredo me 23.

Edin Dzeko ka shtuar 17 kurse përforcimi i ri Stevan Jovetic vetëm 4.

Mirëpo, Citizens shënojnë edhe nga mesfusha. Yaya Toure është më i rrezikshmi dhe ka realizuar 15 gola kurse David Silva, Jesus Navas kanë shtuar nga 5.

As Barcelona nuk qëndron keq. Lionel Messi 24, Alexis Sanchez 17, Pedro 17, Cesc Fabregas 14 dhe 12 nga Neymar paraqesin kërcënim të mjaftueshëm për ekipin e Manuel Pellegrinit.