Man City apo Liverpool, këto ndeshje mund ta vendosin titullin

Edhe tri xhiro kanë mbetur deri në përfundim të Premierligës.

Sport

25/04/2019 10:42

Gara për titullin e Premierligës është ende e hapur, gjersa Manchester City dhe Liverpool, o dhurojnë spektakël.

‘Citizens’ e mposhtën mbrëmë Manchester Unitedin në Old Trafford, 0:2, për ta rimarrë kreun e tabelës, një pikë më shumë se ‘The Reds’, që janë në të dytin, shkruan lajmi.net.

Manchester City aktualisht ka 89 pikë, gjersa do të përballet me, Burnleyn (Jashtë), Leicesterin (Brenda) dhe Brightonin (Jashtë).

Liverpool ka 88 pikë, ndërsa tri përballjet e fundit do t’i ketë me, Huddersfieldin (Brenda), Newcastlen (Jashtë) dhe Wolves (Brenda).

Sipas medieve në Angli, City mund të lëshojë pikë ndaj Leicesterit, ndërsa Liverpool mund të lëshojë pikë ndaj Wolves (që kanë qenë një arrë e fortë për ekipet e mëdha në këtë sezon) në xhiron e fundit. /Lajmi.net/