Mamografi mobil, në gjendje të rregullt, rri në garazh

Mamografi mobil vazhdon të qëndrojë i mbyllur në garazh dhe jashtë funksionit, ndërsa ndërkohë që analistë të e shëndetësisë e shohin këtë si të qëllimshëm, në mënyrë që të përfitojë institucione private që disponojnë me mamograf.

Lajme

07/01/2015 20:13

Mosfunksionimin e tij, edhe pse ai është në gjendje që të punojë, analistët e shëndetësisë e shohin si të qëllimshëm që dikush të përfitojë nëpër institucione private, ku kryhet ky shërbim, raporton KTV.

Drejtues të klinikës së radiologjisë thonë se janë të gatshëm që të kryejnë punën e tyre, por se janë vonuar të vijnë gratë të cilat kanë qenë në radhë sipas planit vjetor.

“Mamografi është funksional dhe po rri në garazhe për çështje sigurie dhe kushteve atmosferike, por ai sillet nga shoferi në klinikë për ekzaminime. Ne si klinikë kemi dhënë maksimumin që të gjitha gratë që janë lajmëruar nga shoqata “Jeta vita” dhe gratë tjera të kryejnë ekzaminimet. Tani në radhë janë gratë police dhe ne pas prishjes, i kemi lajmëruar që kemi filluar punën dhe jemi të gatshëm t’i realizojmë ekzaminimet, por ato nuk kanë ardhur”, ka thënë radiologia Kreshnike Dedushi.

Ndërkaq, zyrtarë nga policia e arsyetojnë këtë vonesë me ndërprerjen e punës së këtij aparati për disa ditë e më pas edhe pushimin e festave të fundvitit, raporton KTV.