Mamaja e Beniadës tregon çfarë i thonë fqinjët për vajzën

Modelja nga Shqipëria, e rritur në Itali, Beniada Nishani, ka fituar zemrat e të gjithëve që nga hyrja në Big Brother VIP.

ShowBiz

24/01/2022 23:42

Ajo po vazhdon qëndrimin brenda prej më shumë se 100 ditësh, ndërsa ka dhuruar spektakël me energjinë pozitive.

Së fundmi, nëna dhe gjyshja e modeles në një intervistë dhënë për “Shqipëria Live” treguar se është vetvetja edhe në këtë spektakël.

Sipas mamasë së Benit, Lindës, modelja nuk ka bërë një lojë në shtëpinë më të famshme në vend.

“Ajo është vetvetja, siç është edhe jashtë. Më thonë që lum ti si nënë çfarë vajze ke rritur me edukatë, me kulturë. Beniada është shumë punëtore, ngaqë ka jetuar vetëm dhe çdo gjë e ka përballuar vetëm, nuk i trembet syri. Edhe shoqëria më telefonojnë ditë të marte dhe të premte se çfarë ka diçka të bukur”, tha mamaja.

Ndërkohë, gjyshja e saj u shpreh se Beniada është një njeri i drejtë dhe të bëjë çfarë t’i dojë zemra në lidhje me djemtë.

“Beniada është e drejtë, shumë e drejtë, çfarë t’i dojë zemra”, tha gjyshja e saj.

“Arbana i ka plotësuar dëshirën, një nga ëndrrat më të bukura që ka prezantuar dajë Pashukun”, u shpreh mamaja.

Nishanit javën që shkoi i bënë një befasi duke ia sjell dajën brenda shtëpisë pasi e ka përmendur vazhdimisht. /telegrafi