Maluma dhe Jennifer Lopez partnerë në filmin ‘Marry Me’

Maluma dhe Jennifer Lopez këtë herë bashkpunojnë në një tjetër degë të artit.

ShowBiz

20/07/2019 09:30

Maluma dhe Jennifer Lopez pritet të ndajnë skenën në filmin ‘Marry Me’ shkruan Ibtimes, transmeton lajmi.net.

J Lo edhe më parë kishte marrë role në filma të ndryshëm Hollywood-jan, por për kolumbianin kjo do ishte një përvojë e re në jetën e tij artistike.

Këngëtari 25-vjeçar do të interpretojë të fejuarin e Lopez. “Marry Me” përqendrohet te një superyll i popit (Lopez), e cila, pak para se të martohet me të fejuarin rok (Maluma) në skenën e “Madison Square Garden”, zbulon se e tradhtonte me asistenten e saj. /Lajmi.net/