Maloku: Protestat do të bëhen të përditshme në Kosovë
Profesori i Sociologjisë, Fadil Maloku, ka deklaruar se, edhe pse pak me vonesë, në Kosovë është duke ardhur koha e qytetarisë aktive.

Lajme
Ai në një intervistë për “Epokën e re”, ka thënë se protestat do të bëhen përditsmëri në vendin tonë.
“Protestat kam thënë se do të bëhen përditshmëri, edhe për faktin se pritjet e qytetarëve po shihet sheshazi se janë në shpërputhje me realizimin e premtimeve të qeveritarëve!”, është shprehur Maloku, duke shtuar se Kosovën nuk e destabilizojnë protestat paqësore, por krimi i organizuar, korrupsioni, papunësia, varfëria, migrimi pa kontroll, skandalet dhe mosmenaxhimi adekuat i institucioneve publike.
Ai ka kërkuar nga institucionet e Kosovës urgjentisht të hartojnë plane afatshkurtra sociale si dhe të përkujdesen që gjiganti “Trepça” të mos privatizohet dhe të mos ndahet me Serbinë.