Maloku: AKR do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme

Anëtari më i ri i AKR-së, Naim Maloku është i bindur se AKR-ja në mandatin e ardhshëm do të jetë pjesë e Kuvendit dhe e Qeverisë. Ai thotë se programi i kësaj partie e ka bindur që ai t’i bashkohet radhëve të saj.

Lajme

22/04/2014 09:26

Ish-nënkryetari i AAK-së, Naim Maloku i cili dje aderoi nga AKR thotë se ai është bindur për të kaluar në këtë parti për shkak të programit të saj që ka në qendër zhvillimin ekonomik.

Duke folur për “Epoka e Re”, Maloku ka thënë se beson fuqishëm se AKR-ja edhe në mandatin e ardhshëm do të jetë pjesë e Qeverisë.

“Në AKR kam parë një frymë bashkëpunuese. AKR-ja pre se është në skenën po,litike ka treguar frymë të bashkëpunimit duke mos pasur armiqësi dhe averizon me asnjë subjekt politik”.

“Duke parë performancën e mirë të ministrave të Qeverisë nga radhët e AKR-së dhe duke parë që vizioni i AKR-së e ka në fokus zhvillimin ekonomik, si dhe duke e parë që mund të kontribuojë më shumë duke qenë brenda një subjekti politik, kam vendosur t’i bashkohem radhëve të AKR-së” .

“Jam shumë i bindur se edhe në mandatin e ardhshëm AKR-ja do të jetë pjesë e Kuvendit dhe e Qeverisë. Prandaj, sikur të mos besoj në fitoren e AKR-së, nuk do të rreshtohesha në radhët e saj”.