Mallorca i jep ‘dush të ftohtë’ Realit – favorizon Barcën për kreun e tabelës

Real Madrid është befasuar nga udhëtimi në Mallorca.

Sport

19/10/2019 22:52

Real Madrid ka pësuar humbje minimale në udhëtimin në Mallorca, duke i ‘falur’ pozitën e parë skuadrës së Barcelonës.

‘Los Blancos’ u thyen qysh në 10 minutat e para të këtij takimi, për të mos pasur mundësi që të rikthehen më në lojë.

Lago Junior realizoi golin e vetëm të takimit, kur luhej minuta e 7’, shkruan lajmi.net.

Për tu përkeqësuar edhe më shumë punët e Realit u përkujdes Alvaro Odriozola, i cili u ndëshkua me kartonin e kuq (dy të verdhë), në minutë e 74’.

Pas kësaj humbje, Real Madrid zbret në pozitën e dytë në tabelë, ne 18 pikë pas 9 ndeshjeve, kurse Mallorca mban pozitën e 14 me 10 pikë. Barca numëron 19 pikë në krye të tabelës. /Lajmi.net/