Mallorca fiton në xhiron e fundit dhe mbetet në La Liga – Muriqi asiston në ndeshjen kryesore

Skuadra e Mallorca i ka shpëtuar rënies nga La Liga.

Sport

22/05/2022 21:53

Mallorca ka marrë fitore minimale 0:1 në udhëtim kundër Osasuna, për të siguruar mbetjen në ligën elitare të futbollit spanjoll, shkruan lajmi.net.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 47’ të takimit, kur Vedat Muriqi asistoi për Angel i cili shënoi për 0:1.

Fitoren e Mallorca e vulosi Grneier me golin e minutës së 83’.

Kësisoj, Mallorca siguron mbetjen në La Liga, duke shmangur rënien në nivelin e dytë.

Muriqi luajti një rol kyç në luftën e Mallorca për mbijetesë. /Lajmi.net/