‘Mallkimi’ i janarit, Inter dështon përsëri

‘Mallkimi’ i janarit vazhdon të përndjekë skuadrën e Interit, që nuk shkoi më shumë se sa barazimi 1:1 si mysafir i Lecce.

Sport

19/01/2020 16:58

Skuadra e Antonio Conte barazoi me të njëjtin rezultat edhe ndaj Atalantas javën e kaluar, duke i dhënë mundësi Juventusit të rimerrte pozitën e parë dhe tashmë të thellojë diferencën në +4.

Zikaltërit dominuan edhe në sfidën e sotme, por golin e gjetën në gjysmën e dytë përmes të riut Alessandro Bastoni (72’).

Por kjo epërsi nuk zgjati shumë, pasi Marco Mancosu (77’) shëoni për rezultatin përfunditmar 1:1.

Inter mbetet në pozitën e dytë me 47 pikë, një më pak se Juve që do ta zhvillojë ndeshjen sonte ndaj Parmas. Leccer ndërkaq tubon 16 pikë në vendin e 17. /Lajmi.net/