“Mall për ty”, kënga më e re nga Gena

16:30 | 26 Mars 2020

Foto: Instagram

Gena është rikthyer me projekt të ri muzikor.

Gjatë kësaj kohe kur të gjithë po qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, për shkak të pandemisë, artistët po mendojnë për publikun, shkruan lajmi.net.

Këngëtari Gena është artisti i radhës që publikoi këngë të re, në mënyrë që sadopak t’i argëtojë fansat e tij.

“Mall për ty”, titullohet balada e tij, të cilën kësaj radhe e solli të realizuar vetëm në versionin audio.

Për tekstin dhe muzikën e këngës u kujdes vet artisti, me violinë e përcolli Ervin Gonxhi, me kitarë Besmir Shahini, orkestrimin e bëri ED Production, kurse e publikoi Fole Publishing.

Më poshtë mund ta dëgjoni projektin më të ri muzikor, kënduar nga Gena. /Lajmi.net/