Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Malishevë/ Lagjja Begaj në ankth, blenë ushqim në marketin e familjes së infektuar me COVID-19

13:01 | 9 Prill 2020

Malisheva është komuna më e goditur nga pandemia COVID-19. Kjo ka bërë që rrugët e këtij qyteti dhe fshatrave përreth të jenë krejtësisht të zbrazura.

Disa qytetar të pajisur me mjete mbrojtëse kishin dalur të kryenin punët urgjente që kishin, dhe po ktheheshin shpejt nëpër shtëpitë e tyre.

Kur Kosova tashmë numëron 224 raste pozitive me sëmundjen e COVID-19, 37 janë të shëruar dhe 6 të vdekur, Malisheva që është komuna me e prekur nga virusi është harruar nga niveli qendrore.

Kreu i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj kërkoi më shumë kujdes ndaj komunës së tij, për shkak të numrit të madh të të prekurve.

Përveç pandemisë më të rrezikshme të momentit, Malisheva ka filluar të përballet edhe më pickimin e rriqrave.

Sidoqoftë, Komuna po vazhdon shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë.

Banja, fshati i kryetarit Begaj është një ndër fshatrat që është prekur më së shumti nga fshatrat e tjerë të komunës së Malishevës.

Vetëm lagjja Begaj numëron 15 të prekur nga koronavirusi, por ka edhe të tjerë që po presin rezultate.

Malisheva deri tash ka 66 raste të kontaminuar me virusin korona dhe një person të vdekur. /Lajmi.net/