Malishevë – Davidi sfidon Goliatin

Grupi i analistëve dhe gazetarëve ka ardhur në përfundim se Ragip Begaj i IQM'së është kandidati që duhet të udhëheqë Malishevën për katër vite me radhë.

Opinion

29/11/2013 16:12

SERI EDITORIALESH QË NXJERRIN KANDIDATËT MË ADEKUATË PËR KRYETAR

[infobox style=’regular’ static=’1′]

Duke diskutuar dhe analizuar secilin kandidat, të kaluarën e tyre, premtime, performancën në debate, cilësinë e porosive dhe programit të tyre, një grup analistësh dhe gazetarësh kanë krahasuar ata dhe kanë nxjerrë kandidatin më adekuat.

Dëshirojmë të inkurajojmë opinion-formuesit që të diskutojnë haptazi performancën dhe të jenë më të guximshëm në kritikat apo lëvdatat e politikave dhe kandidatëve që proklamojnë ato, përkundër frikës se dikush mund të na akuzojë për anim.

Kemi ndërmarrë disa mënyra për të zvogëluar rrezikun e animit: përfshirje e gjerë të analistëve, shqyrtim të detajshëm të epërsive dhe dobësive të kandidatëve, votimi veç e veç për 10 kritere, dhe kërkimi i konsensusit përfundimtar se cili do të ishte kryetari më i mirë.

Emrat e analistëve dhe gazetarëve që ishin pjesë të këtij diskutimi do të publikohet në përmbyllje të kësaj serie të shkrimeve. Artikulli gjithashtu mund të gjendet në web faqen e Institutit D4D që koordinon këtë proces (

 

Përvoja nё qeverisje lokale, qartёsia dhe paraqitja konkrete nё projekte janë karakteristikat më të cilat Begaj është vlerësuar pozitivisht. Si negative i janë numëruar ide-projektet pa mbulesё financiare, ngecja e projekteve si pjesё e qeverisjes sё kaluar, si edhe mungesa e mbështetjes nga qendra, duke pasur parasysh që Iniciativa qytetare aktualisht vepron vetëm në Malishevë.

Salih Morinës si elemente pozitiv i numërohet që ka qenët deputet në parlamentin e Kosovës ku ka ngritur çështjen e rriqrave, shkathtësinë komunikuese dhe aftësinë e treguar në debate për buxhet. Në debate ka lënë përshtypje se njeh mirë buxhetin komunal. Sikurse Begajt, edhe Morinës si element negativ i është numëruar paraqitja e projekteve pa mbulesë, pastaj dorëzimi i tij në garë për kryetar për shkak të dallimit të madh në vota si edhe mosarritja për të mobilizuar elektoratin e LDK-së në Malishevë. Në përgjithësi, edhe pse ai ishte konkret, fushata e tij në raundin e dytë ishte mjaft anemike. Premtimet në të cilat janë fokusuar të dy kandidatët në balotazh për kryetar të Malishevës janë përafërsisht të njëjta dhe dallimet e vogla mund të përcjelljen në tabelën krahasuese.

Deri tek vlerësimi i dy kandidatëve, analistët dhe gazetarët kanë marrë për bazë të gjitha karakteristikat e tyre, përfshirë përvojën jetësore, përvojën politike, përvojën në qeverisje lokale e qendrore, karakteret e përgjithshme të tyre etj. Në përgjithësi, Begaj vlerësohet më mirë për program si dhe e njeh pushtetin lokal dhe specifikat e Malishevës, e Morina u tregua më i shkathtë në debat. Për këto dhe një sërë kriteresh në të cilat janë notuar të dy kandidatët me kujdes, Begaj prin edhe pse jo me një dallim të madh para Morinës.