Malishevë, arrestohen Blerim Begaj e Balim Krasniqi, dyshohen për korrupsion

Njësia e Policisë së Kosovës për Krime Ekonomike ka arrestuar dy zyrtarë të Malishevës, Blerim Begaj e Bali Krasniqin nën dyshimin për vepra korruptive.

Lajme

24/04/2014 19:28

Pranga i janë vënë Blerim Begajt, drejtor i Qendrës për Punë Sociale dhe Bali Krasniqi zyrtar për skema sociale, transmeton BotaPress.

I pari ishte suspenduar nga puna nga ish-Kryetari Isni Kilaj por ishte kthyer nga kryetari aktual Ragip Begaj i cili është edhe kushëri i afërt i të arrestuarit Blerim Begaj.