Malisheva triumfon ndaj Llapit, Feronikeli mposht Dukagjinin

Janë mbyllur dy duelet tjera të xhiros së katërt në Superligën e Kosovës.

Sport

15/09/2021 18:02

Malisheva ka arritur të mposht Llapin me rezultat 3-0, shkruan lajmi.net.

Përkundër rasteve të shumta pjesa e parë u mbyll baras 0-0.

Pjesa e dytë nisi shumë më mirë për Malishevën që gjeti golin e epërsisë në min e 57’ përmes Torvioll Stullqakut.

Vetëm dy minuta më vonë ishte përsëri Stullqaku që shënoi për 2-0 në 59’.

Krejt në fund realizoi Yoan Marc Oliver për rezultatin përfundimtarë Llapi 0-3 Malisheva.

Malisheva pas katër xhirove renditet në pozitën e tretë me shtatë pikë të grumbulluara, ndërsa Llapi zë vendin e tetë me vetëm dy pikë.

Në anën tjetër Feronikeli ka arritur të mposht minimalisht Dukagjinin 1-0.

Vendimtar ishte goli i Ardi Qorrit që realizoi në min e 6’ për ti dhuruar fitoren ‘Niklit’.

Pas katër xhirove të para Feronikeli ka gjashtë pikë në pozitën e pestë, ndërsa Dukagjini ka vetëm dy pikë në pozitën e shtatë. /Lajmi.net/