Malisheva, pikëndalesa e radhës e karvanit “Festa e Futbollit” që promovon Albi Mall Superligën
Karvani “Festa e Futbollit”, i cili promovon Albi Mall Superligën e Kosovës në Futboll është rikthyer këtë mesjavë me vizitën në Malishevë. Këtë herë ndalesa ishte te shtëpia e sportit “Kujtesa”, që krahas 26 ligave të futbollit dhe 41 kanaleve sportive, në programacionin e saj e ka edhe Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.…
Sport
Karvani “Festa e Futbollit”, i cili promovon Albi Mall Superligën e Kosovës në Futboll është rikthyer këtë mesjavë me vizitën në Malishevë. Këtë herë ndalesa ishte te shtëpia e sportit “Kujtesa”, që krahas 26 ligave të futbollit dhe 41 kanaleve sportive, në programacionin e saj e ka edhe Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
“Futbolli kosovar tashmë ka shënuar rritje të shikueshmerisë në nivel vendi dhe ne gjithmonë do të jemi aty për të përkrahur futbollin vendor, duke e transmetuar direkt te shikuesit”, tha Arben Gorani, drejtor i shitjes në Kujtesa.
E pjesë e kësaj feste me tifozët dhe qytetarët malishevas pashmangshëm ishin futbollistët e Malishevës. Kapiteni i skuadrës, Dren Kryeziu u shpreh i lumtur që patën mundësi të ritakoheshin me tifozët e tyre në një event të tillë, ku promovohet elita e futbollit kosovar.
“Sot kishim një takim të veçantë me tifozët e ekipit tonë dhe bashkëqytetarët. Ata janë mbështetja dhe kuraja jonë më e madhe. Kaluam çaste të mira së bashku, me bashkëbisedim, fotografi dhe autografe. Falë tyre ne motivohemi çdo ditë e më shumë sepse është ndjenjë e veçantë të marrësh nga afër dashuri prej personave që bëjnë tifo vazhdimisht për ju, e për çka ne u jemi shumë falënderues”, ka thënë Kryeziu.
Ai po ashtu ka falënderuar edhe Federatën e Futbollit për krijimin e kushteve më të mira për të gjithë pjesëmarrësit në futboll dhe për promovimin e Superligës.
Karvani “Festa e Futbollit” do të vazhdojë edhe në qytetet e tjera. Le të mbretërojë spektakli, emocionet, rivaliteti dhe ‘fair-play’ në AlbiMall Superligë./Lajmi.net/