Malisheva mposht Ferizajn
Malisheva iu është rikthyer fitoreve duke e mposhtur Ferizajn me rezultat 3:2, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 20-të të elitës së futbollit kosovar. Skuadra e Bekim Isufit pati një sfidë të vështirë në stadiumin “Liman Gegaj”, por mori tri pikë jetike duke e përforcuar kështu pozitën e tretë në renditjen tabelare, raporton KosovaPress.…

Sport
Malisheva iu është rikthyer fitoreve duke e mposhtur Ferizajn me rezultat 3:2, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 20-të të elitës së futbollit kosovar.
Skuadra e Bekim Isufit pati një sfidë të vështirë në stadiumin “Liman Gegaj”, por mori tri pikë jetike duke e përforcuar kështu pozitën e tretë në renditjen tabelare, raporton KosovaPress.
Për Malishevën golat i realizuan Dren Kryeziu, Drilon Hazrollaj dhe Lauren Xhylani, ndërsa dy golat e Ferizajt i shënuan Qlirim Avdulli dhe Erion Sadriu.
Kështu Malisheva është e treta me 33 pikë, ndërsa Ferizaj mbettë në kuotën e 23 pikëve në vendin e tetë.