Malisheva e Drenica me fitore të mëdha, Prishtina pëson dhe rrezikon barazhin në xhiron e fundit

Prishtinës mund t’i duhet që këtë sezon të garojë në barazh për të qëndruar në Superligën e Kosovës.

Sport

15/05/2022 17:02

Superliga e Kosovës ka parë sot pesë ndeshje në një orar, ku vëmendjen marrin Malisheva dhe Drenica me fitoret e tyre ndaj Gjilanit e Ballkanit, shkruan lajmi.net.

Drenica ishte në disavantazh 0:1 ndaj Ballkanit, por arriti të përmbsyte gjithçka në 3:1, për të mbajtur shpresat gjallë deri në fund.

Përmbysje regjistroi edhe Malisheva, që dy herë ishte në disavantazh. Gjilani shënoi në minutën e 8’ me Blerim Krasiniqin, por Malisheva barazoi në minutën e 43’ me Sobowale. Megjithatë, para fundit të pjesës së parë, Gjilani shkoi edhe një herë në epërsi, me Gerhard Prognin.

Malisheva shënoi dy herë; në minutën 54’ dhe 67’. Drama nuk ndaloi këtu, sepse Gjlani barazoi në minutën e 70’, për t’i lënë më pas gjithçka minutës së 80’ që i dha fitoren Malishevës, me rezultatin 3:4.

Prishtina është mposhtur në kryeqytet nga Drita, me rezultatin 0:1. Simonovski i dha tri pikë Dritës me golin e minutës së 90+2’ dhe ‘Bardhekaltërit’ rrezikojnë që në xhiron e fundit të mbesin në barazh, nëse Malisheva e Drita fitojnë përsëri dhe Prishtina pëson ndaj Llapit.

Fitorja më e thellë e kësaj xhiroje ishte e Ulpianës, që fitoi 6:2 ndaj Feronikelit. Dukagjini mposhti Llapin 3:2. /Lajmi.net/