Maliqi: Specialja s’është e Kosovës, le të shihet se kujt i jep përgjegjësi e të dihet adresa e rrenës për trafik organesh
Tema e Gjykatës Speciale është kthyer në vëmendje përsëri, pasi Haga mezi ka lejuar presidentin Hashim Thaçi ta vizitojë babain e tij të sëmurë në spital, ndërsa sot ish-presidentit nuk i është mundësuar të marrë pjesë në varrimin e babait të tij Haxhi Thaçit. Si rrjedhojë e kësaj ka reaguar edhe analisti Shkëlzen Maliqi në…

Lajme
Tema e Gjykatës Speciale është kthyer në vëmendje përsëri, pasi Haga mezi ka lejuar presidentin Hashim Thaçi ta vizitojë babain e tij të sëmurë në spital, ndërsa sot ish-presidentit nuk i është mundësuar të marrë pjesë në varrimin e babait të tij Haxhi Thaçit.
Si rrjedhojë e kësaj ka reaguar edhe analisti Shkëlzen Maliqi në një postim në profilin e tij në Facebook.
Maliqi ka thënë se Gjykata Speciale s’është e Kosovës dhe se duhet të shihet se kujt i jep përgjegjësi, nëse i jep dikuj, në mënyrë që të dihet edhe adresa e rrenës për trafik organesh.
Postimi i plotë i Maliqit:
PER PETICION QYTETAR: GJYKATA SPECIALE NUK ESHTE E KOSOVES
LE TE SHIHET SE KUJT I JEP PERGJEGJESI, NESE I JEP,
TA DIME EDHE ADRESEN E RRENES PER TRAFIKIM TE ORGANEVE.