Maliqi mesazh për LDK dhe VV: Ai që lëshon pe do të jetë fitues kurse kokëforti humbës

Edhe pse pati përpjekje për arritjen e një koalicioni mes Vetëvendosjes dhe LDK, kjo gjë nuk po ndodh edhe pas tre muajve.

Lajme

19/01/2020 19:08

Për këtë ka reaguar analisti politik, Shkëlzen Maliqi, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u ka dërguar mesazh këtyre dy partive politike.

“Ai që lëshon pe në bllokadën aktuale të bërjes së koalicionit do të jetë fitues te votuesit e zhgënjyer post-zgjedhor, kurse kokëforti humbës”, ka shkruar Maliqi.