Mali i Zi vendos 20 mijë euro gjobë kundër pirjes së duhanit në mjediset e mbyllura

Mali i Zi nga sot ka në fuqi ligjin e ri kundër pirjes së duhanit në hapësira publike.

Lajme

13/08/2019 13:18

Nga sot në Mal të Zi hyn në fuqi ligji sipas të cilit kushdo që bën shkelje duke tymosur duhan në ambient të mbyllur do të gjobitet me 20 mijë euro, raporton “RTCS”, transmeton lajmi.net.

Ligji, sipas së cilit ndalohet konsumimi i duhanit në hapësira publike të mbyllura, përveç në kazino, ishte votuar edhe në parlament më 31 korrik.

Me kalimin e ligjit nuk do të jetë më e mundur pagesa e taksës shtesë që në një pjesë të objektit të lejohet konsumimi i duhanit.

Por, ekziston mundësia e  caktimit të një hapësire të veçantë të cilën pronari, por edhe shfrytëzuesi, mund ta përdor për atë qëllim. /Lajmi.net/