Malësi e Madhe: Burri vret gruan dhe veten

Vrasje e dyfishtë ka ndodhur në paraditen e sotme në fshatin Bajzë të rrethit të Malësisë së Madhe, ku një burrë ka vrarë gruan e tij me plumb në kokë dhe më pas ka vrarë dhe veten.

Lajme

08/03/2015 14:52

Vrasjet, siç raportojnë mediat në Shqipëri kanë ndodhur për shkaqe xhelozie.

Viktima është shtetasja shqiptare Dorina Isufaj (30 vjeç) dhe bashkëshorti i saj Pal Isufaj (35 vjeç), banues në Bajzë të Malësisë së madhe.

Dy bashkëshortët ndodheshin vetëm në automjetin e tyre, në një rrugë dytësore të fshatit Aliaj në Bajzë, ku shtetasi Pal Isufaj ka qëlluar me plumb në kokë gruan e tij dhe më pas ia ka marrë jetën vetes po me plumb në kokë.

Në vendin e ngjarjes policia shqiptare ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë tip TT me të cilën është kryer krimi i dyfishtë.

Nga dëshmitë e marra, policia ka arritur në përfundimin se shkak i kësaj ngjarjeje është bërë mosmarrëveshja e çiftit për arsye xhelozie.

Çifti Pal dhe Dorina Isufaj kishin 12 vjet martesë dhe sipas fqinjëve ishin martuar pasi familjarët nuk kishin qenë dakord për lidhjen. Viktimat kishin tre fëmijë (dy vajza dhe një djalë),  ku fëmija më i madh është vazja 11-vjeçare, ndërsa fëmija më i vogël është djali 3-vjeçar.

Autori i këtij krimi, i cili më pas vrau dhe veten, shtetasi Pal Isufaj, punonte si taksist me automjetin në të cilin ndodhi edhe krimi i dyfishtë. Ndërkohë, nga deklarimet e të afërmve, mësohet se mes dy bashkëshortëve Isufaj prej tre muajsh kishin lindur mosmarrëveshje që përfunduan në mënyrën më tragjike. (lajmi.net)