Maldini insiston për Asension

Drejtori sportiv i Milan, Paolo Maldini insiston për transferimin e Marco Asensio.

Sport

25/06/2022 22:11

E ardhmja e Asensios vazhdon të jetë e paqartë.

Lojtari nuk është i lumtur me minutat dhe me pagën, andaj do të largohet këtë verë nga ‘Santiago Bernabeu’.

Disa ekipe kanë shfaqur interesim për të, në mesin e tyre edhe kampioni i Italisë, Milan.

Siç njofton ‘AS’ është Maldini që vazhdon të insistojë që ‘Rossonerët’ të transferojnë spanjollin, përcjell lajmi.net.

Asensio ka edhe një vit kontratë me Real Madridin, ndërsa ka një klauzolë largimi prej 40 milionë euro.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e 26 vjeçarit./Lajmi.net/