Të Infektuar: 10419

Të Shëruar: 6058

Të Vdekur: 341

Maldini: Ibrahimovic pjesë e projektit të Milan

21:41 | 1 Gusht 2020

Paolo Maldini ka bërë të ditur se Milan po bën gjithçka për rinovimin  me Zlatan Ibrahimovic.

Kur qëndron në fundin e kontratës së tij, Ibrahimovic lidhet me një largim të mundshëm nga Milan.

Ylli suedez akoma nuk ka vendosur firmën e tij mbi kontratën e re, por Paolo Maldini bën të ditur se suedezi është pjesë e rëndësishme e projekteve të Milan.

“Ne kemi ndërtuar diçka të madhe këtë sezon dhe duhet t’i japim konsistencë. Kështu, sezonin tjetër do të tentojmë të ndërtojmë mbi atë që kemi bërë”, ka thënë Maldini, transmeton lajmi.net.

“Me gjithë sinqeritetin, Ibra është pjesë e projektit. Nuk do të jetë negocim i lehtë, por kemi synim ta mbajmë. Ne kemi shumë lojtarë të rinj që mund të rriten krah Ibrahimovic”, ishin fjalët e ikonës së Milan.

Zlatan Ibrahimovic erdhi te Milan gjatë janarit dhe i dha një shtysë të madhe skuadrës ‘Rosoneri’. /Lajmi.net/